Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Eurodeputeti austriak: Ide e gabuar vendosja e masave ndaj Kosovës

Eurodeputeti austriak: Ide e gabuar vendosja e masave ndaj Kosovës

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka thënë se vendosja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës ka qenë e gabuar dhe se duhet të ketë përpjekje për tejkalim të tyre.

Sipas tij, të njëjtat po bllokojnë shumë zhvillime brenda Kosovës, në fushën e arsimit ekonomisë dhe të shëndetësisë. Po ashtu, Mandl tha se ndërmjetësimi i dialogut Kosovë-Serbi nga Bashkimi Evropian duhet të jetë më i mirë dhe se do të angazhohet për një gjë të tillë.

Krahas kësaj, Mandl nënvizoi se Kosova duhet të angazhohet më shumë në forcimin e partneritetit me miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë.Ndërkaq, potencoi angazhimin e tij si deputet në Parlamentit Evropian në kërkesat ndaj Komisionit Evropian për ndryshim të politikave në Ballkanin Perëndimor.

Këto komente eurodeputeti austriak i bëri para gazetarëve pas pjesëmarrjes të hënën në konferencën “Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euroatlantik”.

/TV Arbëria