Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Euro prekë të enjten një minimum të ri historik

Euro prekë të enjten një minimum të ri historik

Valuta euro ka prekur të enjten një minimum të ri historik në kursin e këmbimit me lekun e Shqipërisë.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të enjten me 106.74 lekë, duke shënuar një rënie me 0.17 pikë të tjera krahasuar me të martën.

Flukset e larta e hyrëse të monedhës evropiane në vitet e fundit e kanë rritur ndjeshëm masën monetare në euro.

Këto flukse lidhen me rritjen e fortë të të ardhurave nga turizmi në periudhën pas pandemisë, ecurinë e mirë të eksportit të shërbimeve, por edhe rritjen e remitancave dhe vlerave të larta të investimeve të huaja direkte.

Ndërkohë dollari amerikan shënoi rritje të lehtë në kursin e këmbimit me lekun, me vetëm 0.05 pikë duke u këmbyer me 97.80 lekë.

Zhvlerësim në raport me monedhën e Shqipwrisw, lekun njohën edhe paundi britanik dhe franga zvicerane.

Të enjten një paund u këmbye me 123.59 lekë duke humbur 0.70 pikë, ndërsa franga zvicerane këmbehet me 108.98 lekë duke humbur edhe ajo 0.26 pikë.

/TV Arbëria