Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Euractiv: Klan Kosova i Devollëve, shembull i censurës së fjalës së lirë në media

Euractiv: Klan Kosova i Devollëve, shembull i censurës së fjalës së lirë në media

Lira e mediave në Kosovë vazhdon te jetë fokus i raporteve ndërkombëtare.

Ne këtë shkrim të gjatë mediumi Euractiv e pasqyron censurën që ekziston në media tona, jo vetëm nga pushteti, por edhe nga pronarët e tyre. Si shembull të shpërfilljes së standardeve të gazetarisë qenka marrë rasti i Klan Kosovës, pronë e vëllezërve Devolli.

Gazetarë që punojnë në këtë TV në kushte anonimiteti i kanë thënë gazetës Euractiv, se si janë të detyruar të raportojnë sipas interesave te shefave të tyre e jo duke u bazuar në kritere profesionale. Të njëjtit tregojnë se si nuk kishin guxuar ta pasqyronin embargon e vendosur nga ShBA-të mbi produktet Comodita, po ashtu pronë e Devollëve. Sipas tyre kjo kompani që e zotëron edhe rrjetin kabllor Artmotion, biznesin e kafes etj, shpeshherë e përdor Klan Kosovën vetëm si aparat për të mbrojtur interesat e ngushta ekonomike e jo si dritare informative në shërbim të publikut.

Më poshtë gjeni linkun e shkrimit në fjalë

Business over bylines: How Kosovo’s media is being captured by corporate interests