Misioni i EULEX-it në Kosovë ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Kryetarit të Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini.
Nga ky mision thuhet se Qerkini përmes punës së tij të palodhur, luftoi për të vërtetën, duke kërkuar llogari nga të gjitha institucionet dhe duke u dhënë zë familjeve të gjithë personave të zhdukur, pavarësisht nga rrethanat e zhdukjes së tyre.
“Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Drejtorit të Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, Bajram Qerkini. Përmes punës së tij të palodhur, ai luftoi për të vërtetën, duke kërkuar llogari nga të gjitha institucionet dhe duke u dhënë zë familjeve të gjithë personave të zhdukur, pavarësisht nga rrethanat e zhdukjes së tyre, përkatësisë së tyre etnike, fetare apo kombëtare apo çfarëdo karakteristike tjetër. Ne do ta mbajmë të gjallë trashëgiminë e Baca Bajramit duke e mbështetur Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe institucionet e tjera përkatëse në përpjekjet për ta zbardhur fatin e personave të zhdukur”, thuhet tutje.