Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shefi i EULEX-it dënon sulmin në Shtërpcë, e cilëson të pakuptimtë

Shefi i EULEX-it dënon sulmin në Shtërpcë, e cilëson të pakuptimtë

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka dënuar sulmin mbi dy të rinj serbë në Shtërpcë, sulm të cilin e cilësoi si të pakuptimtë.

Ai tha EULEX-i e përgëzon Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe arrestimin e një të dyshuari.

“Në përputhje me mandatin e tij, EULEX. do të monitorojë nga afër hetimin dhe çdo procedurë të mëvonshme ligjore në këtë rast të dhunshëm penal”, është shprehur Wigemark.

Tutje, ai tha se lutjet e tij janë me familjet e të lënduarve dhe me komunitetin lokal në Shtërpcë.   /TV Arbëria

Themes by WordPress