Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Art > Etniciteti gjuhësor i fjalë ”hall”, Agron Dalipaj: Duhet të pranojmë se është sinonim i gjuhës shqipe

Etniciteti gjuhësor i fjalë ”hall”, Agron Dalipaj: Duhet të pranojmë se është sinonim i gjuhës shqipe

Autori i njohur shqiptar, Agron Dalipaj, shpjegon kuptimin e fjalës ”hall” dhe etnicitetin gjuhësor i cili përcaktohet nga motivimi etimologjik i saj.
Dalipaj shprehet se nga Meyer EW 145, Weigand Wört. 27, Boretzky TE 58, Orel 141 e mendojnë si huazim nga turqishtja në shqip, por askush nuk jep një etimologji, po ashtu edhe për Topallin FEGS 612 thekson se pason të njëjtën gjë dhe me “vendosmërinë” që i japin emrat pararendës, shkruan: “Huazim nga turqishtja hal, me burim prej arabishtes”.
Përfundimisht ai tregon se përderisa sinonimja brengë ka në përbërje të saj foljen bren (brej > brejt > brejtës), që ka kuptimin [ha] = me ngrënë, na duhet të pranojmë se [hall] e [brengë] janë dy sinonime të shqipes.
Postimi i plotë i tij:
HALL.
Fjalë e mbarë shqipes që shënon një “gjëndje të vështirë; brengë”
Që nga Meyer EW 145, Weigand Wört. 27, Boretzky TE 58, Orel 141 e mendojnë si huazim nga turqishtja në shqip, por askush nuk jep një etimologji.
Edhe Topalli FEGS 612 pason të njëjtën gjë dhe me “vendosmërinë” që i japin emrat pararendës, shkruan: “Huazim nga turqishtja hal, me burim prej arabishtes”.
Fjala ka shkuar edhe në gjuhë të tjera ballkanike si: skr., rum., gr. e re.
Halli pranohet se është brengë dhe fjala brengë vjen nga bren-gjë = një [gjë që të bren]. Duke qenë se bren = ha, mund të themi se fjala HALL fillon me foljen [HA] të shqipes.
Për të mos rënë në homonimi me foljen ha-n dhe me emrin han (bujtinë), gjuha ka vendosur një tjetër përmbyllëse dhe ka gjetur dridhësen -ll-. Ndaj kemi ha > halli. Nevoja për një përmbyllëse lind nga nevoja që ka fjala për t’u lakuar.
Përfundimisht, përsa sinonimja brengë ka në përbërje të saj foljen bren (brej > brejt > brejtës), që ka kuptimin [ha] = me ngrënë, na duhet të pranojmë se [hall] e [brengë] janë dy sinonime të shqipes dhe njëra prej tyre (më e shkurtra) ka shkuar dhe në disa gjuhë të tjera.
Etniciteti gjuhësor i një fjale përcaktohet nga motivimi etimologjik i saj dhe përsa askush nuk ka dhënë një të tillë më herët, fjala rifutet në fondin autokton të shqipes, deri sa të provohet e kundërta me një tjetër etimologji më të argumentuar./TvArbëria

Themes by WordPress