Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Etimologu nga Shqipëria: Shitja e gjuhës i paraprin shitjes së atdheut

Etimologu nga Shqipëria: Shitja e gjuhës i paraprin shitjes së atdheut

 

Etimologu nga Shqipëria, Agron Dalipaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se shitja e gjuhës i paraprin shitjes së atdheut, shkruan Arbëria TV.

Në postimin e tij ai ka krahasuar shkrimet e dy autorëve austriakë dhe ka cituar se çfarë thonë ata për gjuhën shqipe.

“Mashtrimit me huazimet e shqipes i ka ardhur fundi, sepse metoda e embriomorfemave në motivimin etimologjik të fjalëve të të gjitha gjuhëve i.e. po e dëshmon shqipen si origjinë e atyre gjuhëve. Kundër teorisë së embriomorfemave dhe fjalorëve etimologjikë të motivuar nga kjo teori nuk ka ende një oponencë shkencore, çka tregon se kjo teori as nuk mund të kundërshtohet e as të anatemohet”, ka shkruar mes tjerash Dalipaj.

Postimi i plotë:

SHITJA E GJUHËS I PARAPRIN
SHITJES SË ATDHEUT.
Te libri “Një histori e përmbledhur e Shqipërisë” (bot. 2022) të bashkëautorëve Oliver Jens Schmitt e Bernd J. Fischer, gjejmë të shkruhet:
“Në Ballkan, gjuhësia është kësodore jo një disiplinë shkencore e kufizuar te një grusht specialistësh, por një çështje e interesit të përgjithshëm politik. Historia shqiptare dhe interpretimi i saj varet në një masë të madhe nga ajo se si shkruhet historia e gjuhës”.
Nga sa shkruajnë më sipër, të dy autorët austriakë janë të qartë se interpretimi i historisë së shqiptarëve në masën më të madhe do të varet nga ajo se si do të shkruhet historia e gjuhës. Pra, shqiptarët janë siç është gjuha e tyre. Në këtë kontekst, si është në të vërtetë historia e gjuhës shqipe? Çdo studjues korrekt do u drejtohej referencave zyrtare nga akademikët shqiptarë të gjuhës. Ne e dimë se si janë ato referenca, ku me mburrje e vetdeklarojnë shqipen si gjuhën me më shumë huazime në botën e gjuhëve… A nuk dalin akademikët shqiptarë edhe sot e thonë se “shqipja është e vjetër 1500 vjeçe”?!
Ja ç’tjetër shkruajnë dy autorët austriakë:
“Mu fakti që shumë shqiptarë kurrnjëherë nuk hoqën dorë prej gjuhës së tyre, duke ruajtur për më shumë se dy mijëvjeçarë në kontekste të ndryshme perandorake dhe u përfytën me gjuhë perandorake e sakrale (latinishtja, greqishtja, sllavishtja kishtare, osmanishtja, arabishtja), përbën një nga veçantitë më të qenësishme të historisë shqiptare në përgjithësi”.
Nga sa shihet më sipër, shqipja pranohet si gjuha më rezistente në Europë edhe pse e ndodhur gjeografikisht mu në pozicionin brenda darës së rrezikut nga gjuhët perandorake. Autorët theksojnë se periudha e trysnisë ndaj gjuhës shqipe ka qenë “për më shumë se dy mijëvjeçarë”, duke konfirmuar kështu se shqipja nuk është gjuhë 1500 vjeçare siç propagandon albanologjia zyrtare e Tiranës. Ç’ne që akademikët tanë e përcaktojnë shqipen si gjuhën më të re në botën e gjuhëve (1500 vjeçe) dhe të krijuar pas ardhjes së sllavëve në Ilirik?! Si shpjegohet ky absurd?! Prej nga ku dhe nga kush është e kapur dhe shtrënguar albanologjia zyrtare e Tiranës që e deklaron shqipen vetëm 1500 vjeçare të vjetër?!
Mandej, dy autorët austriakë shkruajnë për shqipen:
“Fjalori i saj është aq i pasur me huamarrje latine sa gjuhëtarët austriakë në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë e përshkruanin atë si një gjuhë gjysëmlatine”. Lind pyetja: në cilat studime mbështeten studjuesit austriakë kur për shkak të “huazimeve latine” e përshkruajnë shqipen si gjuhë gjysëmlatine?! Në gjithë fjalorët e sotëm etimologjikë të latinishtes e italishtes nuk ka një motivim etimologjik të një fjale të vetme të konfirmuar si latine a italiane. Jemi ende në kohën, që shkenca botërore e gjuhësisë nuk njeh se si është ndërtuar fjala, e jo më të dijë origjininën e leksikut të latinishtes. Po latinishtja prej kujt rrjedh? Etimologët italianë ende nuk kanë mundur të gjejnë etimologjinë e një fjale të vetme latine e ky është fakt i provueshëm, duke parë fjalorët e tyre etimologjikë. At’her, ku mbështetet mendimi se shqipja është gjuhë gjysëmlatine? Përderisa nuk njihet origjia e latinishtes, sa gabim do ishte të thuhej se latinishtja është një gjysëmshqipe? Mendimi se shqipja është gjyslatine e gjyspersoarabogrekoturko… ka zënë vend edhe në albanologjinë zyrtare të Tiranës dhe kjo e fundit këtë opinion absurd ndaj shqipes e ka kthyer në veprimtari “verifikueso” aprovuese me anë të autorëve konformistë. Kush dhe si e futi idenë se shqipja është gjuha me më shumë huazime në botën e gjuhëve? Ishte një sllav i quajtur Miklosich, i cili vetëm sa i grupoi fjalët e shqipes në grupe si të ardhura nga latinishtje, greqishtja, turqishtja, persishtja, arabishtja etj, por kurrë nuk e bëri një etimologji të një fjale të shqipes. Pas këtij, të gjithë që u morën me etimologji, vetëm sa e konfirmuan Miklosich-in si referencë shkencore dhe kështu albanologjia zyrtare, si të kishte një detyrim ta konfirmonte si të vërtetë mashtrimin e një sllavi në etimologjinë e shqipes, e konfirmoi duke e pranuar atë dhe, si mos të mjaftonte absurdi, e shpalli Miklosich-in babain e albanologjisë!
Miklosich ishte profesor gjuhësie në një universitet të Austrisë dhe për vazhdimësi të ideve të tij, mendimi i shkollës austriake (që nga shekulli i 19-të), po thuaj nuk ka ndryshuar as sot në lidhje me huazimet e shqipes. Dhe idenë, se shqipja është gjuha me më shumë huazime në botën e gjuhëve, e ka konsoliduar edhe më albanologjia zyrtare e Tiranës me përfaqësues Çabejin, Omarin e Topallin, të cilët në fjalorët e tyre e nxjerrin shqipen si 93% të huazuar. Si të mos mjaftojë kjo gjëmë që i kanë bërë shqipes, albanologjia zyrtare e Tiranës ka denigruar çdo autor tjetër që ka sjellë fakte shkencore të kundërta, ku vërtetohet se shqipja është origjina e gjuhëve i.e. e jo gjuha me më shumë huazime në botën e gjuhëve.
Aq shumë këmbëngul albanologjia zyrtare e Tiranës në tezën se shqipja është gjuha më e re në botën e gjuhëve, sa i kundërvihen edhe zhvillimeve më të fundit të shkencës botërore që e nxjerrin shqipen si gjuhën më të vjetër e të gjallë brenda familjes i.e. të gjuhëve. Ky stoicizëm, në dukje absurd, vetëm sa tregon se albanologjia zyrtare e Tiranës është “shkencë” e komanduar nga një qendër antishqiptare jashtë Shqipërisë, së cilës i prishet shumë punë nga të vërtetat shkencore rreth shqipes. Përsa historia e shqiptarëve është më së shumti histori e gjuhës së tyre, është investuar kaq shumë që ata mos ta njohin në identitet gjuhën e tyre dhe në ved të tij të njohin një “realitet” të dalë nga kuzhina sllave e që u serviret prej ASh-së së Tiranës. Por, tashmë edhe kau i parmendës di mirë se kujt i shërben ASh e Tiranës…
Autorët austriakë sjellin në vëmendje një tjetër tezë. Ja citimi prej tyre:
“Rishmi, një hipotezë e tretë është shtyrë përpara – domethënë që shqipja rrjedh nga një gjuhë e tretë e vjetër ballkanase”.
Hipoteza e mësipërme duket si një mjegull e re në një luginë të vjetër. Hipotezat në vetvete nuk janë të gabuara. Por të ngresh në kohën e sotme një hipotezë si kjo më lart, do të thotë ta futësh çështjen e origjinës së shqipes në një tjetër labirint. Shqipja vetvërtetohet si origjinë e gjuhëve i.e. dhe ajo nuk ka asnjë origjinë, sepse e njëjta është origjina e gjuhëve i.e. dhe mjafton të shihen etimologjitë e bëra me metodën e embriomorfemave për ta kuptuar këtë.
Në po këtë kapitull, Schmitt e Fischer shkruajnë:
“Derisa arbërit përbrendësuan nga sllavët pjesë të rëndësishme të fjalësit teknik në bujqësi dhe organizim politik (plug, shat, oborr, bujar), … Huazimet e tyre nga gjuhët sllave na ndihmojnë për të kuptuar se si ndërveproi popullata pasromane dhe ajo sllave. Sllavët zotëronin rrafshnajat, përfshirë ultësirat e lagështa dhe moçalishtet, ata kultivonin fushat dhe ngrenë institucionet e pushtetit”.
Referimi më lart nga këta dy autorë ka një rëndësi të madhe për të kuptuar se si nëpërmjet huazimeve false duan të vërtetojnë se shqiptarët nuk janë autoktonë aty ku janë sot. Me shumë kujdes është punuar që të pranohet edhe nga albanologjia zyrtare e Tiranës se fjalorin teknik në bujqësi shqiptarët e kanë huazuar nga “vendalinjtë sllavë” që “zotëronin rrafshnajat, ultësirat e lagështa e moçalishtet”. Pra ato (sipas tyre) nuk u kanë takuar arbërorëve.
Suksesi më i madh i ideologjisë sllave kundër shqiptarëve është manipulimi i albanologjisë zyrtare të Tiranës në atë shkallë, sa ajo të punojë vetëm për të vërtetuar “shkencërisht” tezat sllave mbi origjinën e shqiptarëve. Thonë se djalli fshihet në hollësira. Dhe ja si i kanë manipuluar fjalët shqipe [plug], [shat], [bujar], [oborr]:
Çabej, Omari e Topalli në fjalorët e tyre etimologjikë kanë pranuar se fjalët e sipërshënuara dhe rreth 1000 të tjera shqipja i paska huazuar prej serbishtes. Por ata, përveçse i kanë pranuar si huazime serbe, kurrë nuk kanë dhënë një etimologji të motivuar të tyre. Po a mund të quhet e huazuar një fjalë pa ia njohur etimologjinë?! Sigurisht se jo. Këta etimologë vetëm sa i kanë shitur fjalët e shqipes dhe kanë krijuar “referenca shkencore” për t’i treguar botës se vetë studjuesit shqiptarë pranojnë huazimet nga serbishtja e rrjedhimisht huamarrësit nuk janë autoktonë.
Në studimet e Çabejit, Omarit e Topallit nuk gjendet asnjë fjalë që serbishtja ta ketë marrë prej shqipes. Në të kundërt, ata “kanë gjetur” mbi 1000 fjalë që shqipja ia ka marrë serbishtes! Çka është ky raport 1000 : 0 në favor të serbishtes e çka kanë dashur të tregojnë me të?!
Për hir të së vërtetës na duhet të tregojmë se fjala PLUG (që e sjellin nga serbishtja), është një fjalë puro e shqipes. Mjafton rotacioni i njohur l:r dhe shumësi [plugje] merr kuptimet:
PLUGJE =
PRUGJE =
PR-U-GJË =
PRe U GJË = PReU GJË =
GJë (që) PRE(t).
Do të mjaftonte një etimologji më e argumentuar nga një gjuhë sllave, që etimologjia nga shqipja të zbythej. Por kjo nuk ndodh. Nuk ndodh sepse fjala plug është krijuar së pari në shqip dhe mandej ka hyrë dhe në të tjera gjuhë. Autorët austriakë të këtij libri duhet ta dinë se fjalën plug me të njëjtin kuptim e ka edhe gjermanishtja. Mos vallë edhe gjermanikët e përbrendësuan këtë fjalë nga serbishtja?! Apo këta dy autorë kështu janë porositur të shkruajnë?
Në vëllimet e mia për etimologjinë kam dhënë edhe etimologjitë e fjalëve oborr, shat, bujar etj., që shqipes ia kanë renditur abuzivisht si huazime nga sllavishtja, por motivimi etimologjik tregon të kundërtën.
Këmbëngulja e shumë gjuhëtarëve e historianëve se shqipja fjalorin teknik në bujqësi e ka të huazuar prej serbishtes është pjesë e strategjisë antishqiptare, ku nëpërmjet huazimeve gjuhësore në lëminë e bujqësisë, duan të vërtetojnë se banorët vendas në Arbëri kanë qenë sllavët. Kësaj strategjie i ka shërbyer plotësisht Instituti i Gjuhësisë në Shqipëri, i cili më së shumti është institucion ideologjik i Beogradit në Tiranë. Ashtu si po përdoren në historinë e kombit shqiptar “huazimet” gjuhësore nga serbishtja në shqip, tregon për një organizëm të strukturuar shumë herët kundër etnisë shqiptare. Kontribuesit kryesorë të këtij instituti për të krijuar “referencat shkencore” që iu duhen serbëve për të “vërtetuar” tezën se shqiptarët janë ardhacakë aty ku banojnë sot, janë: Çabej, Omari e Topalli.
Kapitullin për gjuhën shqipe dy autorët austriakë e përfundojnë si më poshtë:
“Në shqyrtim përfundimtar, është pothuajse e pamundur të përcaktohet trualli i saktë në të cilin gjuha arbre ishte mbizotëruese në kohrat paramoderne, dhe nga një perspektivë historike, një qasje e këtillë është në çdo rast me vlerë të kufizuar”.
Nga sa shihet, vetëm duke u nisur nga manipulimi me huazimet e shqipes prej sllavishtes, autorët austriakë vënë në dyshim “truallin e saktë në të cilin gjuha arbre ishte mbizotëruese në kohërat paramoderne”, që d.m.th. në mesjetë.
Është e paktë të themi se nga veprat e porositura, si etimologji shkencore prej Çabejit, Omarit e Topallit, u nxorrën “referenca shkencore” për historianët austriakë që do të vlejnë nga sot si referenca të përligjura shkencore e serioze për interesat e pangopësisë territoriale të serbëve mbi shqiptarët.
Është po Oliver Jens Schmitt që më herët ka vënë në diskutim identitetin e Skënderbeut dhe i gjithë debati në median vizive rreth origjinës së Skënderbeut doli se ishte sponsorizuar nga një kompani serbe, siç e vetdeklaroi në një emision gazetari Mustafa Nano (i përfshirë plotësisht në atë debat).
Prej një kohe të gjatë nxënësit dhe studentët shqiptarë i kanë helmatisur me mësime e leksione e duan t’i bindin se shqipja është një gjuhë me mballoma të huazuara nga gjuhët sllave, latine, greke, turke, perse, arabe etj. dhe kjo ka qenë dhe është program i Ministrisë së Arsimit. Çdo zë kundër kësaj strategjie sllave në albanologji sulmohet fort nga linja proserbe të organizuara brenda shtetit shqiptar.
Tashmë ndikimi serb në albanologjinë zyrtare është i dukshëm e i perceptueshëm. Do mjaftohemi të përmendim se në ASh të Tiranës para pak muajve u kooptua si akademik prof. Agim Vinca dhe jo më larg se 45 ditë më parë një ishzyrtar i UDB-ës (Nafi Çegrani) deklaroi në emisionin televiziv “kojshia show” se Vinca ka qenë bashkëpuntor i UDB-ës dhe ka spiunuar Ukshin Hotin. Paskëtaj, logjikisht pritej që ASh e Tiranës t’i kërkonte dorëheqjen Vincës, por kjo nuk ndodhi. Gjithshka tregon se ASh e Tiranës është institucion i mbushur me agjentë dhe kryetari Skënder Gjinushi duket se vetëm sa harmonizon ekuilibrat e agjenturave brenda institucionit më të rëndësishëm të identitetit kombëtar të shqiptarëve.
Nuk është aspak rastësi, që në muajin shkurt të këtij viti, një peticion me akademikë e profesorë (të vetquajtur ajka e intelektualizmit shqiptar) me në krye të përfolurin prof. Rexhep Qosja si bashkëpuntor i UDB-ës, kërkonin rivendosjen e censurës në shkencën e albanologjisë. I gjithë angazhimi për peticionin u bë për shkak se etimologjia prosllave e Çabejit, Omarit e Topallit ka humbur besueshmërinë e publikut dhe një tjetër metodë e re etimologjike (e ndjekur me botime e vepra) ka treguar autoritet shkencor dhe e masivizim në publik.
Mashtrimit me huazimet e shqipes i ka ardhur fundi, sepse metoda e embriomorfemave në motivimin etimologjik të fjalëve të të gjitha gjuhëve i.e. po e dëshmon shqipen si origjinë e atyre gjuhëve. Kundër teorisë së embriomorfemave dhe fjalorëve etimologjikë të motivuar nga kjo teori nuk ka ende një oponencë shkencore, çka tregon se kjo teori as nuk mund të kundërshtohet e as të anatemohet.
Intelektuali i vërtetë nuk e rrëzon kundërshtarin me peticion, por me argument shkencor. Peticioni i shkurtit, ku kërkohej ndalimi i mendimit ndryshe në shkencën e albanologjisë, ishte llumi i fermentuar i pseudointelektualizmit shqiptar që ka përmbytur shoqërinë tonë qyshse ideologjia sllave u bë ideologji sunduese në shtetin shqiptar. E vetmja vlerë që kishte ai peticion, ishte lista e 200 peticionistëve, falë së cilës sot dimë me emra të përveçëm gjithë kotologët që vetquhen intelektualë.
Në përfundim të këtij shkrimi them se sistemi zyrtar i shkencës së albanologjisë është ndërtuar me kohë për të na e vjedhur gjuhën e për ta tjetërsuar atë në favor të atyre fuqive që duan trojet tona.
Qartas duket se detyra e albanoologjisë zyrtare e Tiranës ka qenë, që nëpërmjet pranimit të “huazimeve” nga serbishtja, të krijojë “referenca shkencore” nëpërmjet të cilave serbët të fitojnë statusin e autoktonisë e të pretendojnë “shkencërisht” tokat e shqiptarëve.
Nuk është rastësi që nga ASh e ASA nuk kanë dalë studime mbi gjenocidet greke e serbe mbi shqiptarët. Nuk është fare rastësi pse në Turqinë e sotme gjendet shumica e kombit shqiptar dhe edhe për këtë nuk ka ndonjë studim. Studimi i realitetit numerik të shqiptarëve në Turqi të shpie medoemos te gjenocidet greke e serbe mbi shqiptarët në trojet e tyre në Ballkan. Ky studim nuk është bërë nga këto dy akademi zyrtare sepse ato nuk janë ngritur e nuk kanë funksionuar për të vërtetën dhe interesat kombëtare të shqiptarëve.
Ajo që presim se ASh e Tiranës do nxjerrë fjalorin e plotë të gjuhës shqipe e historinë e vërtetë të kombit shqiptar, nuk ka për të ndodhur. Çka lind prej maceve do gjuajnë minj dhe çka gatuhet nga recetat e Beogradit në ASh për shqiptarët, ajo do i serviret publikut tonë.
E vetmja shpresë për shqiptarët është që të paktën njëra qeveri, nga dy dy qeveritë shqiptare, të investojë për të vërtetën e gjuhës dhe hisorisë së kombit shqiptar, duke e nxjerrë albanologjinë zyrtare nga qerthulli serbosllav. Së pari duhet që “etimologëve”, të çertifikuar si të tillë (Çabej, Omari e Topalli), që i kanë shkombëtarizuar shqipes shumicën e fjalorit, t’u bëhet një oponencë serioze në botimet e tyre etimologjike dhe mandej të shpallen joshkencorë e t’u hiqen gjithë titujt. “Shkenca” që shet gjuhën është shkencë që shet atdheun e kjo ka ndodhur. Dikush duhet medoemos të vejë në bangën e të akuzuarit.
Etimologjia e shqipes (ashtu si është përdorur zyrtarisht deri më sot) nga një armë vrasëse ndaj gjuhës së kombit arbëror, duhet të kthehet në normalitetin që e kërkon shkenca e të tregojë vlerat e vërteta të gjuhës sonë.