Estonia është e gatshme që të përkrah Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme i Estonisë, Urmas Reinsalu, pasi Kosova zyrtarisht ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE.
“Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Estonia qëndron e gatshme për ta përkrahur Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së”, ka shkruar Reinsalu në rrjetin social Twitter.
Kryeministri i Albin Kurti ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ai e ka quajtur ditë historike për Kosovën të enjten kur në Pragë ka dorëzuar aplikimin për statusin e shtetit kandidat në BE. /TV Arbëria