Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Espanyol barazon ndaj Real Madridit, Torrado rikthen ndeshjen në baraspeshë

Espanyol barazon ndaj Real Madridit, Torrado rikthen ndeshjen në baraspeshë

Espanyol ka arritur ta barazojë rezultatin në përballjen ndaj Real Madridit në “RCDE Stadium”.

Vendasit gjetën golin e barazimit në minutën e 30-të, duke reaguar pas epërsisë së hershme të “Los Blancos”.

Torrado ishte autori i golit për Espanyolin, duke finalizuar aksionin dhe duke e çuar rezultatin në 1-1.

Real Madridi kishte kaluar në avantazh në minutën e 10-të përmes Jude Bellingham, pas asistimit të Arda Güler.

Pas golit të Torrados, sfida është rikthyer plotësisht e hapur.