Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Është për keqardhje se ku është niveli i përfaqësimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme”

“Është për keqardhje se ku është niveli i përfaqësimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme”

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se ambasada e Kosovës i ka rekomanduar një shtetasi të Kosovës nxjerrjen dhe pranimin e dokumenteve të Serbisë.

Kadrijaj në “Facebook” ka shkruar se Gërvalla po e përfaqëson dobët Ministrinë e Punëve të Jashtme.

“Është për keqardhje se ku është niveli i përfaqësimit, punës dhe angazhimit të dobët të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, me ne krye Ministren Donika Gërvalla! Është për tu shqetësuar me rastin e bashkëvendësit tonë, bashkatdhetarit tonë Engjell Lekaj, të cilit Ambasada e Shtetit te Kosovës, i rekomandon nxjerrjen dhe pranimin e dokumenteve te shtetit Serb, përkundër asaj qe Kosova qe 25 vite është e lirë, ndërsa ka 16 vite që është e pavarur”, tha Kadrijaj.

Tutje, ajo ka shkruar se “kjo padyshim është skandal dhe dështim i ministrisë se jashtme dhe misionit diplomatik të shtetit tonë, me në krye Ambasadorit Martin Berisha”.