Ishulli QUIEMADA GRANDE ndodhet rreth 30 km nga bregu i Sao Paolos në Brazil dhe ka një sipërfaqe rreth 430.000 metra katrorë. Ky ishull nuk ka asnjë qenie njerëzore që jeton në të.
Është prej vendeve më të rrezikshme në botë, pasi ky ishull është i banuar nga më shumë se 15.000 gjarpërinj.
Në fund të shekullit të 20-të, atje jetonte një person i cili ishte përgjegjës për mirëmbajtjen e farit lokal, por ai u largua përfundimisht nga zona dhe fari u zëvendua me një që funksiononte automatikisht.
Ky vend i quajtur edhe ishulli Kobra, është shtëpia e një prej specieve më helmuese të nepërkave që ekziston; Bothrop insularis ose gjarpëri me kokë të artë.
Në vitin 1980, qeveria Brazilane e shpalli këtë vend zonë me interes ekologjik, dhe që nga atëherë aty mund të hynë vetëm shkenctarët, edhe ata paraprakisht duhet të marrin një leje speciale./tvarbëria/