“Xhelajdin Beqiri, Hasan Jakupi, Jakup Lonçari, Faton Zhubi, Sejfullah Sahatçiu, Qazim Rugova, Mehemet Loci, Demë Muja, Mehmet Kasi, Ajet Gashi, Asllan Sllamniku e Sefedin Mehu”.
Këta janë emrat e shqiptarëve që sipas ish të burgosurit politik, Ibish Nezirit, kanë qenë pjesë e UDB-së famëkeqe. Ibishi në “Debat Plus” ka rrëfyer për torturat që ka përjetuar nga këta bashkëpunëtorë të UDB-së.
Si u torturua për 36 orë rresht në “52-sh”, Ibish Neziri nga shqiptarët e UDB-së?
Për këtë ka reaguar ish-prokurori special, Elez Blakaj, i cili ka përmendur një rast gjatë një debat mes anëtarëve të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranit të UÇK-së gjatë procesit të verifikimit.
“Përmenden emra dhe mbiemra konkretë të UDB-ashëve”, ka shkruar Blakaj ën Facebook, teksa ka përmendur edhe një rast konkret.
“Po përmend një rast gjatë një takimi të këtij komisioni, kur anëtari i komisionit të lartëcekur, tani i akuzuar lidhur me rastin e veteranëve – Smajl Elezaj, e thotë troç gjatë kësaj përplasje; ‘Osht dalë UDB-a në lista’!”, ka shtuar Blakaj.