Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Rajoni > Escobar: Të gjitha vendet e rajonit të jenë në BE

Escobar: Të gjitha vendet e rajonit të jenë në BE

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se të gjitha vendet e rajonit duhet të jenë në Bashkimin Europian. Emisari amerikan për Ballkanin Gabriel Escobar mbrëmë në Serbi është pyetur rreth aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Ai ka thënë se kjo vlen për të gjitha vendet pa paraygjykim.

“Kjo është pa paragjykime, ne e mbështesim kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në BE, kandidaturën e Bosnjë e Hercegovinës, të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, kandidaturën e secilit e mbështesim”, ka thënë Escobar.

Më tej, ai ka thënë se Amerika gjithnjë e ka mbështetur këtë politikë të integrimit.Tutje, ai ka thënë se vendet e rajonit duhet të kenë raporte të mira me njëra-tjetrën.

“Gjithmonë ka qenë politikë amerikane që të gjitha vendet e rajonit duhet të jenë anëtare të BE’së, unë besoj në këtë. Ju jeni europianë historikisht dhe kulturalisht, por po ashtu besojmë se të gjitha vendet e rajonit duhet ta njohin njëra – tjetrën, duhet të kenë marrëdhënie paqësore mes vete dhe duhet të punojnë për një të ardhme të përbashkët për rajonin “, ka thënë diplomati amerikan.   /TV Arbëria

Themes by WordPress