Për dallim nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili sot ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës gjatë raportimit para deputetëve së marrëveshjet e pa nënshkruara nuk janë marrëveshje, për më tepër ato janë mesatare. I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i ka thënë Zërit të Amerikës se marrëveshjet që Serbia dhe Kosova kanë arritur janë një detyrim ligjor për të dyja vendet.
Në takimin e fundit me udhëheqësit evropianë në Bruksel, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se është i gatshëm të pranojë dhe të nënshkruajë projektstatutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Presidenti serb Aleksandar Vuçiq bëri të qartë se nuk do të pranojë asgjë që nënkupton njohjen de-facto të Kosovës.
I pyetur se si do të vazhdohet më tej pas këtyre qëndrimeve, Escobar tha se këto dy deklarata nuk pasqyrojnë realitetin pasi ato marrëveshje janë të ligjërisht të detyrueshme, gjë që të dy udhëheqësit e kanë pranuar sikurse tha ai.