Kryeministri Albin Kurti do t’i pres pasdite përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, takimi i Kurtit me Lajçakun dhe Escobarit është caktuar të zhvillohen në orën 17:30.
Escobar ishte edhe dje në zyrën e Kurtit.
Pas takimit, Escobar tha se kjo ishte një vizitë rutinë në Kosovë. /TV Arbëria