Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Escobar i flet Serbisë nga Podgorica – mesazhet e saj për Kosovën s’e ndihmojnë stabilitetin e rajonit

Escobar i flet Serbisë nga Podgorica – mesazhet e saj për Kosovën s’e ndihmojnë stabilitetin e rajonit

Pas vizitës që pati në Kosovës zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar sot ka vizituar Malin e Zi.

Pas një takimi që pati me kryeministrin Milojko Spajiq në Podgoricë, që të dy dolën në një konferencë të përbashkët.

Derisa konfirmoi miqësinë e mirë që SHBA ka me Malin me Zi dhe aleat brenda Aleancës, Escobar dërgoi një mesazh edhe për Serbinë.

Derisa tha se SHBA nuk ka dhënë asnjëherë ndonjë koment për politikën e brendshme të Malit të zi, ai numëroi tri shtete fqinje të Malit të Zi për të cilat thotë se po punojnë për ruajtjen e stabilitetit, përvec njërit i cili po i dërgon mesazhe Kosovës.

“Ajo që themi është se Mali i Zi duhet të vazhdojë të jetë i orientuar pro-evropian. Në këtë periudhë kur tri shtete fqinje po na ndihmojnë për të ruajtur stabilitetin… e ka një që nuk po punon për këtë por po dërgon mesazhe për Kosovën, jemi të vetëdijshëm se duhet të jemi të fokusuar në rrugën progresive të Malit të Zi”, tha Eskobar, i cili e pranoi se ndikimi malinj i Rusisë është shumë i pranishëm në Ballkan.

Duke komentuar raportin e NATO-s për vitin e kaluar, Escobar thotë se erdhi në Ballkan pasi vizitoi institucionet e NATO-s, selinë dhe pa “entuziazëm të jashtëzakonshëm sepse anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës ndikoi pozitivisht në zhvillimin e mëtejshëm të situatës”.

Kjo deklaratë e Escobar, erdhi vetëm një ditë pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka takuar fëmijët serbë të Kosovës, gjatë një organizimi në Beograd.

/TV Arbëria

Powered by WordPress