Aktivistja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta, përmes një postimi në Facebook ka komentuar takimin e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu se bashku me Këngetaren e mirënjohur Edona Llalloshi.
Rrusta, ka ironizuar duke thënë se a është kjo strategjia të cilën e përdorë Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për të luftuar dhunën në familje mbi baza gjinore.
Ajo ka thënë se ”Deri Kur”, është këngë e re që po lind gërmadhash, krejt kjo thotë një ditë pas denoncimit të zjarrtë të cilin e ka bërë Haxhiu ndaj vrasjes se 24 vjeçares E.C nga bashkëshorti I saj.
Sipas saj kjo është me luajtë me emocione të njërzëve.
‘’Haxhiu “duet” me Edona Llalloshin. Zbulohet strategjia e fundit e Ministrisë së Drejtësisë për ta luftuar dhunën në familje mbi baza gjinore. Një kengë e re po lind gërmadhash: “Deri kur”. Dhe kjo një ditë pas atij denoncimi të zjarrt ndaj vrasjes. Ofenduese. Na kemi nevojë me dalë prej qarkut viktimizues. Këto projekte janë hajgare. Kjo është përpjekja e radhës me luajt me emocionet e njerëzve, si zëvendësim për politika që prekin dhe ndërrojnë jetën e tyre. Njejtë me secilën punë tjetër’’, ka shkruar ajo.
Postimi i Plotë i Teutë Rrusta