Dy medium në Serbi janë vendosur në zi. Televizionet N1 dhe Nova S, kanë ndërprerë transmetimin e të gjitha programeve.
Prej mesnatës së 6 dhjetorit, televizionet Nova S dhe N1 transmetojnë një emision televiziv me ekran të zi ku në vend të programit të rregullt është shkruar “Errësirë në Serbi, pa media të lira”.
Pas mesnate, këto dy televizione që veprojnë në kuadër të United Media publikuan të njëjtin mbishkrim në rrjetet e tyre sociale, por pa shpjeguar se për çfarë konkretisht bëhej fjalë./TV Arbëria