Autori i “Debat Plus”, Ermal Panduri ka njoftuar se Komisioni i Pavarur i Mediave në një nga mbledhjet e tij ka diskutuar për ndalimin e këtij emisioni.
Madje, Panduri ka bërë të ditur se ka qenë nënkryetarja e KPM-së, Drita Morina ajo e cila ka paralajmëruar ndalimin e Debat Plus-it.
Ai ka thënë se nëse ka nga ata që mendojnë se ky emision mund të ndalohet me presion e kërcënime, sipas tij kanë keqkuptuar historinë e emisionit, dhe se Debat Plus ka mbijetuar pikërisht për shkak se nuk i ka takuar asnjë pushteti.