Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Erling Haaland ndryshon pamje para nisjes së Premier League, Maresca zbulon pse norvegjezi vështirë se do të bëhet kapiten i Cityt

Erling Haaland ndryshon pamje para nisjes së Premier League, Maresca zbulon pse norvegjezi vështirë se do të bëhet kapiten i Cityt

Erling Haaland ka befasuar tifozët vetëm pak orë para ndeshjes hapëse të Manchester Cityt në Premier League kundër Bournemouthit, duke hequr dorë nga flokët e gjatë që prej vitesh ishin bërë pjesë e pamjes së tij karakteristike.

Sulmuesi norvegjez publikoi në rrjetet sociale disa fotografi dhe një video të transformimit të tij, duke prezantuar një stil dukshëm më të shkurtër.

“Flokë të shkurtër, pa merak”, shkroi fillimisht 26-vjeçari, ndërsa më vonë publikoi edhe një video me mbishkrimin: “Sezon i ri, prerje e re”.

Bellingham befasohet nga pamja e re

Ndryshimi i Haalandit shkaktoi menjëherë reagime të shumta në Instagram.

Ish-shoku i tij te Borussia Dortmund, Jude Bellingham, komentoi shkurt: “Nuk ka mundësi”.

Edhe tifozët mbetën të habitur nga vendimi i norvegjezit për të hequr dorë nga flokët e gjatë.

“Vërtet nuk e prisja këtë”, shkroi një tifoz.