Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > Erjola Doçi thotë se ka nisur një lidhje të re me një akademik

Erjola Doçi thotë se ka nisur një lidhje të re me një akademik

Prezantuesja e njohur, Erjola Doçi, është rikthyer me intervistë pas një kohe të gjatë.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3 ka qenë e ftuar në ‘Wake Up’, ku ka folur për këtë periudhë verë, periudhën pas formatit të famshëm si dhe për jetën private.

E njëjta zbuloi se ka nisur një njohje me një akademik, duke thënë se po i pëlqejnë njerëzit e mençur.

“Preferoj njerëz akademik. Mendoj që mund të kesh një bashkëjetesë më të gjatë me ta, mund të kesh diçka më serioze, të konsoliduar”, u shpreh ajo.

Doçi tutje tha: “Që edhe mund të ma ketë. Jam në një erë njohje. Kaq mund të them”.

Ajo u bë më e njohur për publikun në Big Brother, gjersa u shfaq pa filtra duke zbuluar shumë gjëra për veten.

Erjola do të nisë me një projekt së shpejti, ku do të jetë në rolin e opinionistes.

Powered by WordPress