Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Erion Veliaj i jep 600 MILIONË Lekë nga të popullit Afrim Qëndros

Erion Veliaj i jep 600 MILIONË Lekë nga të popullit Afrim Qëndros

Që paratë e shqiptarëve qarkullojnë brenda xhepave të Rilindasve kjo është vërtetuar me qindra herë në tenderat e denoncuar të JOQ Albania, për të cilat SPAK nuk e ka vënë ujin në zjarr pasi thjesht është një me partinë dhe Edi Ramën, pavarësisht se shumë pak janë në dijeni të kësaj.

Këtë radhë Erion Veliaj i ka falur në një tender me Flamur të Kuq mbi 620 MLN LEKË PA TVSH, duke skualifikuar të gjithë konkurrentët në garë, fisit të ish-drejtorit të ARRSH Afrim Qendros në letra, për kompaninë e kamufluar të këtij të fundit. Qendro ka mbajtur edhe të tjera poate të rëndësishme si nënkryetar i Bashkisë Vlorë dhe Prefekt i Tiranës.

“LIGUS Shpk” përfituese e miliarda lekëve nga ato të shqiptarëve është kompania e kamufluar e fisit të Afrim Qendros, e zhytur aq thellë në emra fiktivë në letra sa për t’i shpëtuar drejtësisë. Si në këtë rast ku i janë dhënë mbi gjysmë miliard lekë duke skualifikuar për kritere të veçanta çdo operator në garë.

Shupo Qëndro i cili e kishte përfituar kompaninë mes dhurimit nga Natali Dhima në 100% të aksioneve, i ka dhuruar 50% të aksioneve të kompanisë Erion Muçajt në vitin 2017 e më pas në 2020 ia dhuron 50% të aksioneve të tij Amarilda Çelajt, duke u larguar kështu përfundimisht nga kompania në letra.

Vetëm nga Bashkia Tiranë, kjo kompani pas kamuflimit të gjurmëve të Shupo Qendros në letra, ka përfituar mbi 5 MILIARD Lekë pa TVSH në kontrata prokurimesh publike.