Protesta e paralajmëruar e shqiptarëve në Luginë, Sinani: Të bashkohemi kundër diskriminimit e padrejtësive

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se do...

“Greqia e Qipro në listën ruse të vendeve me “sjellje katastrofike””

Lista e Rusisë me vendet që sipas tyre imponojnë...

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë- Dyshohet se vrau një burrë në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka vënë në kërkim të dyshuarin...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Qalaj: Kemi nisur hetimin për rezerva shtetërore se bashku me Prokurorinë Speciale

Extra AL PVC

Komisioni Hetimor Parlamentar për rezerva shtetërore, sot gjatë ditës ka mbajtur mbledhjen e radhës në lidhje me procedurat për furnizim mbi rezervat shtetërore, keqpërdorimet si dhe abuzimet e mundshme  që dyshohet se kanë ndodhur nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetërore për furnizime të tilla.

Kryetari i Komisionit, Rashit Qalaj, ka bërë të ditur se i ka dërguar pyetje Prokurorisë Speciale, për të kërkuar ndihmë për të hetuar keqpërdorimet e mundshme.

Ndërsa Valentina Bunjaku, Deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kërkuar nga pozita të mos bëjnë filma por të zbardhë të vërtetën.

”Po du me besu që keni interesimin për me zbardh të vërtetën, nëse me rëndësi është letra se e vërteta atëherë si pozitë mos bëni filma”, tha ajo.

Ndërkaq, në përgjigjen e Prokurorisë Speciale drejtuar Qalaj thuhet se do të ketë një bashkëpunim reciprok.

Por kjo është kundërshtuar nga deputeti i VV-së, Driton Hyseni, më arsyen që nuk kanë qenë në dijeni në lidhje më këtë kërkesë.

Po ashtu edhe deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka theksuar se duhet të mos zvarritet procesi për hetimin e rezervave shtetërore.

‘’Deputetët e këtij komisioni  nuk e kanë rolin e akuzatorëve, qëndroj pas idesë se jeni duke e tjerrur procesin, nuk po doni me kuptu qka ka ndodh në këtë çështje”, tha Xhelili.

E deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, e pranon që janë dakorduar për dërgimin e pyetjeve në Prokurori, por si deputet ende nuk e kanë marrë kërkesën e parashtruar.

‘’Ajo që po e shoh se ne jemi dakorduar të dërgojmë pyetje Prokurorit, por kemi gabuar sepse dihen kompetenct dhe përgjegjësit e komisionit, e kemi bërë një kërkesë por nuk kemi marrë asnjë. Saj përket vendit se ku janë rezervat shtetësore është neni 9 ku e tregon, ne kemi ardh me kuptu të vërtetën, të orientohemi cilat dokumentacione po I kërkojmë, jemi te thirrur si deputet të zgjedhur nga qytetarët, mos të hymë në individuale’’, ka theksuar Lekaj.

/Arbëria TV

spot_img

Të fundit

Protesta e paralajmëruar e shqiptarëve në Luginë, Sinani: Të bashkohemi kundër diskriminimit e padrejtësive

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se do...

“Greqia e Qipro në listën ruse të vendeve me “sjellje katastrofike””

Lista e Rusisë me vendet që sipas tyre imponojnë...

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë- Dyshohet se vrau një burrë në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka vënë në kërkim të dyshuarin...

Shumë pozita me “u.d” në ministri, konsiderohen të jashtëligjshme

Në Agjencitë e Departamentet e ndryshme të dikastereve të...

Protesta e paralajmëruar e shqiptarëve në Luginë, Sinani: Të bashkohemi kundër diskriminimit e padrejtësive

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se do të mbajnë një protestë në muajin shtator. Sinani përmes një shkrimi në Facebook thotë se kjo...

“Greqia e Qipro në listën ruse të vendeve me “sjellje katastrofike””

Lista e Rusisë me vendet që sipas tyre imponojnë “sjellje shkatërruese në kundërshtim me vlerat shpirtërore dhe morale ruse”, mes të cilave janë Greqia...

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë- Dyshohet se vrau një burrë në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka vënë në kërkim të dyshuarin për vrasjen e djeshme në Mitrovicë. Bëhet fjalë për Valdrin Salihun. Postimi i plotë i Policisë: Kërkesë për...