![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me shembjen e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës, ku mbeti e lënduar një 23-vjeçare.
Sipas Policisë, çatia ka rënë si pasojë e erërave të forta. Rasti është hapur si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM – Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 18.01.2024-12:51. Raportohet se si pasojë e erërave të forta është shembur një pjesë e çatisë së objektit komnal. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
Ndryshe, nga QKUK kanë deklaruar mbrëmë se 23-vjeçarja do t’i nënstrohet një operacioni.
“Ju konfirmojmë se aktualisht, pas CT-së së dytë kontrolluese, pacientja po i nënshtrohet një operacioni nga neurokirurgët në sallën emergjente. Pas operacionit pritet të transferohet në Mjekim Intnesiv Qendror për trajtim të mëtejmë!”,ka deklaruar zëdhënësi i QKUK’së, Shpend Fazliu.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)