Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Erëra e ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Erëra e ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Sot do të ketë erëra të ftohta nga veriu e veriperëndimi dhe ulje të temperaturave. Fronti i ftohtë do të jetë kryesisht i thatë, me fjolla të izoluara bore ose ndonjë rrebesh afatshkurtër bore në ndonjë rajon sidomos kodrinoro-malor.

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Erërat veriore e veriperëndimore do të fuqizohen duke kushtëzuar ulje të temperaturave fillimisht në veri të vendit pastaj në të gjithë vendin. Vende-vende kryesisht në disa vise kodrinore-malore mund të ketë reshje të pakta afatshkurtra kryesisht në formë të ndonjë rrebeshi bore që në momente të shkurtra mund të jetë i fuqishëm, por asgjë konkrete. Ndjesia subjektive e të ftohtit do të jetë edhe më e lartë se temperaturat reale për shkak të erërave të ftohta që pritet të fryjnë

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot sjellë mot me diell dhe vranësira lokale. Pasdite vonë dhe në mbrëmje ulje e ndjeshme e temperaturave në të gjitha viset, por mbetet mot i thatë.

Erëra të ftohta veriore e veriperëndimore do të përfshijnë të gjitha viset sidomos pasdite dhe në mbrëmje.

Mëngjesi i së hënës do të jetë me acar të fortë, ndërsa dita me diell dhe vranësira të pakta lokale.

Të martën rritje e përkohshme e temperaturave përpara një tjetër fronti të fuqishëm të ftohtë ajror me origjinë polare të depërtojë me ulje të reja të temperaturave dhe reshje të pakta lokale bore./MeteoBallkan