Sot në orët e hershme të mëngjesit, në rrugën Bill Clinton në Pejë, dyshohet se një burrë ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij duke e qëlluar me armë.
TV Arbëria, ka raportuar se burri që dyshohet se vrau gruan është Edmon Lajqi, 43 vjeçar, I cili është vetëdorëzuar në Polici dhe nga të njëjtit është prangosur.
Sipas informacioneve të para të marra nga Policia e Kosovës, çifti dyshohet se kanë pasur raste të raportuara nga organet e rendit të dhunës në familje në të kaluarën.
Momentin kur ka ndodhur vrasja çifti kanë qenë të vetëm në banesë.
Gruaja e vrarë sot në Pejë është Gjyljeta Ukella.
Gazetari Naim Kryeziu, nga TV Arbëria, raporton se trupi i viktimës në Pejë është dërguar për obduksion.
I dyshuari I rastit në fjalë është arrestuar dhe ndodhet në objektet e stacionit Policor në Pejë.
Gruaja që u vra nga burri në Pejë kishte tre fëmijë me të.
/TV Arbëria