Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Erë vdekjeje në rrugët e Gazës

Erë vdekjeje në rrugët e Gazës

Janë gjëra që shohin. Vajza e vdekur duke u nxjerr me litar nga ndërtesa e rrënuar, shkruan BBC në një reportazh nga Gaza.

Ata shohin njerëz dhe gjymtyrë të tyre që varen në nëpër rrënoja. Viktimat u zunë të hapur nga një raketë apo plumb. Vdekja e dhunshme shihet në çdo cep.

Trupa të shtrirë nëpër rrugë apo në dhomat e bombarduara të shtëpive. Shpesh trupat janë të zënë nga betoni dhe edhe më i forti nuk mund t’i nxjerr që aty. Vetëm në të ardhmen kur lufta të ketë marrë fund, dikush do të vijë dhe do të varros eshtrat e tyre

Burrat në Mbrojtjen Civile të Gazas nuk mund t’i mbyllin sytë ndaj krejt kësaj. Nuk ka se si të mbyllësh erën. Çdo shqisë është e zgjuar. Vdekja mund të vijnë nga qielli sa hap e mbyll sytë.

Kur luftimet në vende si Shejaiya në lindje të qytetit të Gazës ose në Tal Al-SUltan, janë të rënda si në ditët e fundit, ambulancat nuk guxojnë të dalin rrugëve.

“Hyrja në zona të pushtuara nga Izraeli është e rrezikshme, por tentojmë të intervenojmë për të shpëtuar jetë dhe shpirtra”, thotë Muhammed Al Mughayer, zyrtar i Mbrojtjes Civile të Gazës.

Ai dhe burra të tjerë kanë shkuar në çdo zonë për të nxjerrë trupat e të vdekurve apo të plagosurit. Familjet vazhdimisht i pyesin për më të afërmit e zhdukur.

“Është shumë e vështirë të identifikosh trupat. Disa mbetje janë të paidentifikueshme për shkak të dekompozimit”, thotë ai.

Kafshët janë preja e trupave, duke copëtuar rrobat dhe shqyer dokumentet që mund të mund të ishin përdorur për t’i identifikuar ata.

Ekipet e ambulancës kanë mungesë karburanti. Dy ditë më parë një u prish në Tal Al-Sultan dhe u desh të tërhiqej jashtë, një përvojë tronditëse për ekuipazhet. Rreziku për t’u qëlluar nga forcat izraelite, thotë zoti Mughayer, do të thotë se njerëzit e plagosur rëndë shpesh nuk mund të shpëtohen.

“Aktualisht ka një raportim për një person të lënduar afër xhamisë Al-Salihin nga dy ditë më parë, por nuk mund t’i arrijmë për shkak të vonesave në koordinim. Kjo mund të rezultojë në vdekjen e tyre.”

Refugjatët po vazhdojnë të ikin nga qyteti i Gazës dhe zona si Shejaiya. Shumë prej tyre janë zhvendosur disa herë.

Për ta është botë pa ligje dhe rregulla. Liderët botërorë shprehin shqetësimin. Por askush nuk po vjen për t’i shpëtuar ata. Asgjë nuk është më e mprehtë për këta njerëz sesa ndjenja se mund të vdesin në çdo moment.