Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Erdogan bisedoi me Putinin, bëri thirrje për armëpushim në Ukrainë

Erdogan bisedoi me Putinin, bëri thirrje për armëpushim në Ukrainë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i ka thënë presidentit rus, Vladimir Putin se thirrjet për paqe dhe negociata duhet të mbështeten nga një deklaratë e njëanshme e armëpushimit dhe një vizion për “një zgjidhje të drejtë”, sipas një deklarate të qeverisë.

Në një telefonatë me Putinin të enjten, Erdogan ka theksuar se negociatat e mëparshme kanë dhënë rezultate pozitive, si krijimi i korridorit të grurit të Detit të Zi, shkëmbimi i të burgosurve dhe iniciativat për të krijuar një zonë të sigurt rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia-s, shkruan CNN, përcjell TV Arbëria.

Turqia ka bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në shumë raste dhe gjatë vitit 2022 Erdogan është përpjekur të pozicionohej si ndërmjetësues midis Putinit dhe Perëndimit.

Themes by WordPress