Futbollisti senegalez Mikayil Faye, i cili për më pak se një muaj do të mbushë 20 vjeç, tronditi botën e futbollit kur u transferua në Barcelonë vitin e kaluar nga skuadra kroate e kategorisë së tretë Kustosija.
Faye, i cili nuk ka luajtur asnjë sekondë në fanellën e ekipit të parë të Barcelonës, do të vazhdojë karrierën në radhët e gjigantit portugez Porto dhe klubi katalanas do të fitojë dhjetë herë më shumë para se sa kanë investuar për ta sjellë nga Kroacia.
Faye u ble nga Barcelona vetëm një vit më parë në një transfertë prej 1.5 milionë eurosh dhe pas 33 ndeshjeve të luajtura për Barca B do të largohet drejt Portos për 15 milionë euro.
Në Barcelonë donin ta mbanin për një kohë të gjatë Faye, por për shkak të situatës së keqe financiare po detyrohen ta shesin.
Sipas mediave spanjolle, Porto ishte insistuese dhe e siguroi ardhjen e tij për 15 milionë euro.