Teksa po flitet për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se kanë vija të kuqe për kryeministrin, Albin Kurti, dhe për momentin nuk pritet një koalicion LVV-AAK.
Edhe nëse të parit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i ofrohet pozita e presidentit nga VV-ja, Gjini ka ritheksuar se se kanë vija të kuqe.
“Për momentin kemi vij të kuqe për Albin Kurtin… Nganjëherë pavetëdije dhe politika edhe shoqëria civile edhe mediat i krijojnë disa profeci vetëpërmbushëse, që e krijon situatën për të cilën flet. Për shembull nëse ne tërë kohën themi se do të dal i pari, ai do të dalë…”, ka thënë Gjini në “Debat Plus”.