Xhavit Jashari kryetar i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve duke kujtuar Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka cilësuar si një rënie biblike.
Ai në emisionin “N’PULT” në Tv Arbëria ka deklaruar se bashkarisht u besatuan se nuk do të ketë liri pa luftë.
“Një rënie biblike. Në fillimet e hershme kam shumë kujtime, përkundër rezistencës pasive të asaj kohe vitit 1989/90. Pikërisht në këtë lagje është kriju rezistenca aktive, fillimisht me ato pak mjete luftarake që kishim i bëmë organizimet, i caktuam rojet dhe u besatuam se pa luftë nuk ka liri dhe mendoj se do të duhej që në radhë të parë ta çmonin dhe respektonin institucionet e Republikës së Kosovës përkundër këtyre aktiviteteve duhet edhe ti japing vendin meritorë dhe historia të shkruhet në baza reale”, tha Jashari.