Zymer Neziri, epikolog, ka qenë i ftuar në emisionin “N’PULT” me Resim Morinën, në TV Arbëria.
Ai ka folur për Epopenë e Nokshiqit, duke thënë se ajo përfaqëson një krenari për breza të tërë.
Neziri gjatë intervistës thotë se është një ndër fitoret më të mëdha të lëvizjes kombëtare.
“Përfaqëson një krenari për atë brez dhe për brezat më vonë, dhe një krenari që do duhej të bartet edhe tek brezat e tashëm në orët shkollore, dhe nëpër mediat tona.
Një ndër fitoret më të mëdha të lëvizjes kombëtare të asaj kohe, të organizuar në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit”, ka thënë Neziri në “N’PULT”.