Shqipe Hoxha, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook ka paraqitur disa informacione të autorit Lorenzo Miniati ,,Le cadute dell”antichissima, augustissime famiglia Comnena” 1663.
Këto informacione të cilat autori i shpalosi kanë të bëjnë me familjet feudale që sundonin në trevat shqiptare në fillim të mijëvjeçarit të dytë.
Në referencën për dinastinë e Komnenit të gjeneratës së tretë, autori i referohet informacioneve të rëndësishme për Epirin gjatë mesjetës, zonë e cila konsiderohet të jetë jo greke sepse popullsia e zonës fliste një gjuhë të ndryshme nga greqishtja.
Nuk dihen burimet e këtij autori të përdorur për këtë informacion, por nuk duhet të kundërshtohet tradita e kohës për ta konsideruar zonën e popullsisë shqiptare që i ka rrënjët thellë në të kaluarën.
Postimi i plotë:
/TV Arbëria