Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Epilogu i Speciales: Betejë mes Amerikanëve dhe Evropianëve?

Epilogu i Speciales: Betejë mes Amerikanëve dhe Evropianëve?

Shkruan: Agron Hoti
Nëse Gjykatën Speciale do ta kenë në dorë evropianët, atëherë gjasat që ata të dënohen janë reale, sepse evropianët këtë gjykatë e kanë formuar të detyruar nga rusët për t’i eliminuar nga skena politike forcat politike proamerikane në Kosovë të kryesuara nga Krerët e UÇK-së, ngase këta të fundit përpos që mbanin SHBA-në Kosovë u hapnin rrugë edhe projekteve dhe investimeve afatgjata të tyre.
Dënimi i Krerëve të UÇK-së do t’u konvenonte shumë evropianëve për ta vazhduar kaosin dhe krizën politike në Kosovë, sepse vetëm kështu në mjegull po mundësohet kthimi i Serbisë në veri, pasiqë Kosova para ca dite filloi zyrtarisht bërjen e Samoupravnicës (autonomisë) për serbët e veriut, të cilat veprime i përshëndeti jo vetëm BE por dhe vetë Vuçiçi.
Evropianët nuk duan që të lirohen Krerët e UÇK-së dhe vendi të kthehet prapë kah SHBA dhe investimet e saj sidomos në fushën e energjisë. Sepse ishin evropianët e detyruar nga rusët që i nxitën forcat politike antiamerikane në Kosovë ta refuzonin në Kuvend të Kosovës Marrëveshjen e Uashingtonit të shtatorit 2020 të nënshkruar nga Kosova e Serbia në Shtëpi të Bardhë. Evropianët nuk duan lirim, sepse Krerët e UÇK-së do ta zhduknin hendekun e krijuar nga vetë Kosova mes saj dhe trojeve shqiptare. Një përbashkim trojesh shqiptare automatikisht do të thoshte kthim i shqiptarëve kah tregu amerikan dhe kjo nuk do të lejohej nga evropianët për aq sa këta të fundit do të kishin mundësi.
E nëse Gjykatën Speciale e kanë në dorë amerikanët, për çfarë unë besoj shumë, atëherë Krerët e UÇK-së do të lirohen dhe do ta rikthejnë stabilitetin dhe perspektivën transatlantike në Kosovë dhe troje shqiptare.
Përndryshe, çfarëdo dënimi i Krerëve të UÇK-së pashmangshëm që do ta destabilizojë Kosovën dhe ku të parët që do të dilnin në rrugë do të ishin veteranët e UÇK-së e bashkë me ta gjithë të tjerët. Kjo pastaj do të kishte menjëherë shtrirje në Maqedoni të Veriut, Luginë të Preshevës e më gjerë.