Enzo Fernandez filmoi veten dhe shokët e tij të skuadrës në Argjentinë duke kënduar një këngë raciste që fyente lojtarët francezë pas triumfit në Copa America në fillim të korrikut.
Mesfushori kërkoi falje dhe tani i është bashkuar sërish skuadrës së Chelseat në Shtetet e Bashkuara.
Përpos që kërkoi falje publike, Enzo Fernandez ka kërkuar falje edhe para bashkëlojtarëve të tij me t’iu bashkuar Chelseat.
Ka qenë trajneri italian i Chelseat, Enzo Maresca që ka konfirmuar se Fernandez ka biseduar me të gjithë duke thënë se ka kërkuar falje disa herë dhe ajo është pranuar.
“Ne të gjithë ndihemi shumë rehat dhe shumë mirë. Enzo bëri një bisedë me të gjithë ne për të sqaruar se nuk kishte asnjë qëllim të keq. Djemtë e pranuan të gjithë. Dhe që nga mbrëmë të gjithë ishin bashkë, duke folur dhe duke qeshur”.
“Takimi ishte mes Enzos, meje dhe disa lojtarëve. Nuk ka asgjë më shumë për të shtuar”.
“Nuk ka asnjë mister. Të gjithë bëjmë gabime. Ai kërkoi falje katër ose pesë herë. Gjithçka shkoi siç prisja”, deklaroi trajneri italian.