Tash e pesë ditë i akuzuari për vrasjen e Triumf Rizës, Enver Sekiraqa është në arrati, raporton TV Arbëria.
Krejt kjo ndodhi pasi të akuzuarit Enver Sekiraqës i është ndryshuar masa e sigurisë nga Gjykata e Apelit, ku kjo gjykatë të njëjtit i kthen masën e paraburgimit.
Dy ditë pas këtij vendimi, Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpinë e tij nga Policia e Kosovës.
Pasi i akuzuari nuk është gjetur, policia ka ndërmarrë masën për ndalimin e tij në të gjitha pikat kufitare dhe drejtoritë rajonale policore ndaj tij.
“Po ashtu sot me datën 18.05.2024, për të zbatuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit, ku i dyshuari duhet të dërgohet në paraburgim, zyrtarët policorë e kanë kërkuar të njëjtin, por nuk e kanë hasur në shtëpi”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga policia.
Për këtë temë, se si mund të ndikojë kjo në sigurinë e vendit, për TV Arbëria ka folur eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ku sipas tij arratisja e Enver Sekiraqës është tregues se sistemi i drejtësisë në Kosovë është i korruptuar.
“Kjo arratisje është një tregues i qartë, se sistemi i drejtësisë në Kosovë, është shumë i korruptuar apo i kriminalizuar dhe se kriminelët do te gjejnë mundësi per t’ju shmangur zbatimit të vendimit të gjykatës, edhe në rastin kur kemi vendime të larta siç është ky i fundit. Pra vendimi i Sekiraqës është një profil se tregon qartë se në Kosovë grupet kriminale e kanë mundësin dhe kanë ndikim tek institucionet e drejtësisë dhe mund të përfitojnë edhe nëse të njëjtit janë përsëritës të veprës kanë mudësi të ndikojnë në procesin gjyqsor dhe të njëjtit të paraqesin rrezik edhe për qytetarët të cilët eventualisht janë kritikues në raste të tilla”, potencoi Elezi.
Eksperti ndër të tjera tha se tashmë është e qartë që Sekiraqa ka një ndikim tek organet e sigurisë.
“Ne jemi të vetëdijshëm që Enver Sekiraqa është një person i cili ka ndikimin e tij edhe tek organet e sigurisë e sidomos tek policia e Kosovës, dhe kjo dëshmohet për faktin se Policia e Kosovës deri më tani ka dështuar të komunikojë me publikun dhe të dëshmojë se ka kryer të gjitha veprimet konformë ligjit të Kosovës, dhe detyrave dhe përgjegjësive që kanë në mënyrë që i njëjti të jetë siguruar që nuk mund të largohet në rast se do t’i shqiptohet dënimi që tashmë është parë, edhe pse ka shumë për të diskutuar në lidhje me dënimin e tij, ne e dimë që një denimë i cili ka marrur një verdikt për 25 vite është tregues i qartë se kemi të bëjmë me një person i cili vërtetë është i rrezikshëm dhe paraqet rrezik serioz për sigurinë publike në Kosovë”, tha tutje ai.
Elezaj krejt në fund tha se është momenti që organet e rendit të veprojnë dhe të mos lejojnë që personat me vepra penale të jenë të lirë.
“Mund të them se ky rast shpërdoron kapacitetet institucionale të Kosovës për të zbatuar vendimin e gjykatës, dhe është një momentum që neve duhet të fillojmë se shpejti për të vepruar në drejtim të dekriminalizimit dhe ushtrimit të kapaciteteve të republikës së Ksovës, për të krijuar një rend dhe siguri në territorin e Kosovës, duke e marrë në konsiderat edhe vendimet e gjykatës dhe prokurorisë për të marrë masa që kriminelët apo grupet kriminale të jenë prapa grilave dhe asnjëherë në dizpozicion për të kryer vepra, siç ishte dhe rasti i fundit në Pejë, ku një person me vepra të shumta penale kishte arritur që të jetë jashtë burgjeve dhe i njëjti të paraqet rrezik për sigurinë publike”, tha eksperti I sigurisë Bedri Elezi për TV Arbëria.
Pas lajmit se është arratisur Enver Sekiraqa ka reaguar dhe avokati i tij, Besnik Berisha ku thotë se i njëjti gjendet në spital jashtë Kosovës dhe se policia janë në dijeni për këtë.
Policia e Kosovës ka kërkuar dhe ndihmë nga qytetarët për gjetjen e të akuzuarit Enver Sekiraqa për veprën, shtytje në kryerjen e vrasjes së rëndë.
Triumf Riza është vrarë më 30 gusht, 2007, ku për këtë vrasje u dënua Arben Berisha me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim. /TV Arbëria