Enver Peci e ka dhënë sot betimin si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.Ai e ka dhënë betimin para Presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe në prezencë të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Cakaj.
“Presidentja Osmani e ka uruar z. Peci për angazhimin e mëtejmë në Kushtetuese dhe ka potencuar rëndësinë e integritetit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, gjyqtari Peci është betuar se do t`i qëndroj besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe do t`i respektoj rregullat e etikës profesionale. /TV Arbëria