Si Trump apo Harris do të vijojnë politikat e njëjta ndaj Ballkanit. Por, nuk ka prioritet më të madh për Kosovën në vitin 2025 se sa anëtarësimi në NATO njëjtë sikurse që ishte shpallja e pavarësisë.
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëkohësisht nën kryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë për Tv Arbëria ka pohuar zgjedhjet presidenciale në SHBA që do të mbahen me 5 nëntor do ta bëjnë këtë shtet edhe më të fortë sidomos në ballafaqim më Kinën dhe Rusinë. Pavarësisht se kush i fiton ato, Donald Trump apo Kamala Harris, politika SHBA në raport me Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën do të jetë e njëjtë.
Këta dy kandidatë do të dallojnë ndërmjet vete se si do të qasen Kinës dhe ballafaqimit me të. Në këtë kontekst, Kosova duhet ta kuptojë ta kuptoj ndryshimin e madh tektonik, gjeopolitik i cili po ndodhë në bote, ti njeh mire situatat politike dhe të përfitojë prej kontekstit të ri global.
Kështu ajo çka duhet të jetë prioritet mbi prioritetet pas luftës ne Ukraine,pas luftës ne Gaza e luftës në qLiban mbetet siguria, dhe ky komponent për Kosovën e veçanërisht pas agresionit në Banjskë nuk mund të plotësohet, vetëm duke e pajisur FSK-në duke armatosur FSK-në, duke rritur numrin e FSK-së por duke rreshtuar drejt Kosovën. E ky rreshtimi i drejt i Kosovës është anëtarësimi ne NATO. Dhe unë mendoj që kjo duhet te jete rruga e vetme që duhet ta ndjek Kosovën.
Një shtet i cili ka treguar qe ndjek politik armiqësore ndaj shtetit te Kosovës i cili e ka derguar një grup terrorist me qëllime politike për ta aneksuar veriun e Kosovës e ka mbështet financiarisht i ka qëndruar mbrapa me mbështetje dhe i cili ka bere përpjekje qe ta jetëson një model te Krimes apo te Donjeksit që të barten në veri të Kosovës, nuk është përdor drejt dhe duhur politikisht./TV Arberia