Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Enver Hoxhaj voton: Për Kosovën që beson në demokraci dhe zhvillim

Enver Hoxhaj voton: Për Kosovën që beson në demokraci dhe zhvillim

Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, ka ushtruar sot të drejtën e votës, duke përcjellë një mesazh për demokracinë, zhvillimin dhe të ardhmen e vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxhaj ka bërë të ditur se ka votuar për një Kosovë me perspektivë më të mirë për të gjithë qytetarët.

“Votova për Kosovën që beson në demokraci, zhvillim dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë”, ka shkruar Hoxhaj.