Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Enver Hoxhaj në një intervistë për TV Arbëria ka kritikuar Qeverinë Kurti për pagat në sektorin publik.
Hoxhaj ka theksuar se rritja e pagës nga kjo qeverisje është një poshtërim për qytetarët.
“Ajo se çfarë i ka munguar Kuvendit të Kosovës është përmbushja e pritjeve që kanë pasur qytetarët e Kosovës, për ta ndryshuar jetën e tyre individuale, për shembull vendimi i fundit gjoja për rritjen e pgave është më shumë një poshtërim sesa një rritje e mirëfillt masive, meqë inflacioni dhe kostoja e jetesës e kanë përmbys realitetin tonë…”, ka thënë ai
Për më shumë ndiqni intervistën e plotë: