Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Enver Hoxhaj për Mlladiqin: Përbindësha të tillë dhe politikat e tyre të mos rikthehen kurrë

Enver Hoxhaj për Mlladiqin: Përbindësha të tillë dhe politikat e tyre të mos rikthehen kurrë

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas vdekjes së Ratko Mlladiqi, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të errëta të luftërave në ish-Jugosllavi.

Përmes një postimi në platformën X, Hoxhaj ka deklaruar se Mladiq i përket së kaluarës, por ka paralajmëruar se ideologjia që qëndroi prapa masakrave të tij duhet të vazhdojë të luftohet.

“Një nga figurat më të errëta të luftërave në ish-Jugosllavi largohet nga kjo botë si i dënuar për gjenocid. Ratko Mladiq i përket së kaluarës, por ideologjia që qëndron pas masakrave të tij duhet ende të luftohet, në mënyrë që përbindësha

të tillë dhe politikat e tyre të mos rikthehen kurrë, as në rajon, as askund tjetër”, ka shkruar Hoxhaj.