Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Enver Hoxhaj për Gjakovën e Pejën: Energjia që pamë sonte tregon se qytetarët duan një drejtim të ri për Kosovën

Enver Hoxhaj për Gjakovën e Pejën: Energjia që pamë sonte tregon se qytetarët duan një drejtim të ri për Kosovën

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, pas tubimeve të mbajtura sonte në Gjakovë dhe Pejë, është shprehur se mbështetja e qytetarëve po i jep forcë dhe energji rrugëtimit të PDK-së në këtë fushatë zgjedhore.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj publikoi fotografi nga të dy tubimet, ndërsa theksoi se atmosfera dhe pjesëmarrja në Gjakovë e Pejë janë sinjal i kërkesës për ndryshim në Kosovë.

“Gjakova dhe Peja sonte i dhanë forcë e energji rrugëtimit tonë. Energjia, mbështetja dhe besimi që pamë në të dy tubimet tregojnë se qytetarët duan një drejtim të ri për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj.