Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Enver Hoxhaj e përkrah kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit

Enver Hoxhaj e përkrah kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka përkrahur kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Në postimin që ka bërë në rrjetin social “Facebook”, Hoxhaj ka thënë se e përkrahë kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë!

“E mbështes zyrtarizimin e “Lulëkuqës së Kosovës” si simbol i përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë! Si Nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, e mbështes këtë iniciativë të Bardhyl Mahmutit dhe të Qendra ‘Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur’”., ka shkruar Hoxhaj.

/TV Arbëria