Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Enver Hoti aderon nga Nisma në AAK, kandidon për kryetar të Malishevës

Enver Hoti aderon nga Nisma në AAK, kandidon për kryetar të Malishevës

Enver Hoti ka aderuar nga Nisma Socialdemokrate në AAK.

Këtë e ka bërë të ditur Ramush Haradinaj, lider i AAK-së.

Haradinaj tha se Hoti i përket brezit të veprimtarëve të hershëm të angazhuar në çështjet kombëtare.

“Aderimi i tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës është një vlerë e shtuar për vizionin tonë politik dhe përkushtimin ndaj qytetarëve.”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj po ashtu ka konfirmuar se Hoti do të jetë kandidat për kryetar të Malishevës.

“Me përvojën, vendosmërinë dhe besimin në vlerat e Aleancës, ai përfaqëson më së miri frymën tonë, për një qeverisje të drejtë dhe transparente”, ka shkruar tutje Haradinaj.