Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Enis Veliu: Kompani e afërt me pushtetin po përfiton vazhdimisht tenderë për bileta avioni

Enis Veliu: Kompani e afërt me pushtetin po përfiton vazhdimisht tenderë për bileta avioni

Gazetari Enis Veliu ka ngritur shqetësime lidhur me mënyrën si po ndahen tenderët publikë për furnizim me bileta avioni, duke akuzuar se një kompani e lidhur ngushtë me pushtetin aktual po i fiton në mënyrë të përsëritur këto kontrata.

Sipas Veliut, kompania në fjalë ka marrë një sërë tenderësh të tillë, ndërkohë që njëri nga pronarët e saj është edhe person i autorizuar në shtypshkronjën “Blendi” – vend ku dikur kryeministri Albin Kurti kishte mbajtur fjalime të zjarrta në përkrahje të bizneseve vendore.