Gazetari Enis Veliu ka reaguar pas raportimeve për gjetjen e barnave me banderolë të kuqe në barnatore private në disa komuna të Kosovës, duke kërkuar hetim të plotë institucional.
Sipas tij, në barnatore të Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Pejës dhe komunave të tjera, inspektorët kanë hasur barna të destinuara për institucionet publike shëndetësore, të cilat dyshohet se kanë përfunduar në shitje private.
Veliu thekson se rasti nuk duhet të trajtohet si një shkelje administrative, por si një dyshim serioz për vjedhje, kontrabandim dhe keqpërdorim të barnave të financuara me paratë e qytetarëve.