Engjull Bajrami nga Kosova, një aktivist i besimit protestant në Kassel të Gjermanisë njoftoi se bashkë me gruan e tij gjermane, iu bashkuan një organizimi të ftuar nga Sinagoga atje për të sensibilizuar gjuhën e urrejtjes mbi baza atisemite.
Bajrami tha se ai është aktiv tërë kohën në kuadër të komunitetit hebraik atje në secilin organizim për të mbështetur Izraelin e veçaërisht për të ngritur zërin kundër të gjithë atyre që shfaqin gjuhën e urrejtjes kundër hebrenjve. Sipas Bajramit, i cili jeton që prej shumë vitesh në Gjermani, ai teksa po i mbështet hebrenjtë, po e përfaqëson një trashëgimi edhe të gjyshërve e stërgjyshërve shqiptarë kur ata kishin strehuar dhe mbrojtur popullin hebraik nga përndjekja për zhdukje prej nazifashizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Më poshtë paraqesim disa foto qe e ilustrojnë aktvitetin e Engjull Bajramit me shoqërinë hebraike.