Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Endrit Thaçi rishpërndan thirrjen për protestën në Tiranë: A jeni gati?

Endrit Thaçi rishpërndan thirrjen për protestën në Tiranë: A jeni gati?

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka shpërndarë në rrjetet sociale thirrjen për protestën gjithëkombëtare që pritet të mbahet këtë të premte në Tiranë.

Në një postim në Instagram, ai ndau ftesën për pjesëmarrje, duke shtuar mbishkrimin: “A jeni gati?”.

Protesta organizohet nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së dhe ka për qëllim të bëjë thirrje për drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Në këtë tubim pritet të marrin pjesë edhe figura të rëndësishme politike, përfshirë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ish-presidentin shqiptar Alfred Moisiu, si dhe liderin e BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.

Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, duke nisur nga ora 17:00.