Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Endrit Jerliu nga Gjilani e ardhmja e boksit kosovar

Endrit Jerliu nga Gjilani e ardhmja e boksit kosovar

Endrit Jerliu nga Gjilani, një emër tashmë i shquar në boksin Kosovar, filloi karrierën e tij qysh në moshë të hershme, por pasioni i tij ishte i pamasë për të vazhduar tutje dhe për të gëzuar një sukses kulminant.

Ai filloi udhëtimin e tij drejtë majave të boksit qysh në moshën 12 vjeçare në një palestër të thjesht lokale, ndërsa tash si një 17-vjeçar gëzon mbi 20 fitore në fushën e boksit.

Jerilu në një prononcim për Telegrafin rrëfeu për sfidat e tij dhe si i lindi dashuria që ka për këtë sport.

“Unë shpesh kam imituar lëvizjet e kampionëve të boksit që shihja në televizion me një pasion dhe dashuri të rrallë. Dhe, kur fillova stërvitjet e mija në palestër, shpejtë fillova t’a kuptojë që kisha talent të veçantë për boks”, ka thënë ai.

Ai tregon se rrugëtimi i tij filloi qysh në moshë të hershme, mirëpo përkushtimi dhe disiplina nuk i munguan për të kapërcyer çdo pengesë.

“Kam filluar këtë rrugëtim si një 12 vjeçar, por gjithmonë kam pasur besim në vete se suksesi nuk do të mungojë. Me një përkushtim dhe disiplinë të hekurt, unë sot gëzojë shumë fitore”, ka thënë Jerliu për Telegrafin.

Për të vazhduar stërvitjet dhe për të marrë pjesë në gara, Jerliu thotë se sfidë ishte edhe pjesa financiare në atë kohë, megjithëse sipas tij orvatja e babait të tij për t’u bërë emër i njohur në boks ishte e patjetërsueshme.

Me çdo ndeshje që fitonte ndër vite, emri i tij filloi të bëhej i njohur, mirëpo Jerliu thekson se fitorja në kampionatin evropian i hapi dyert për nivele më të larta.

Në prill të vitit 2024, si anëtar i KB ‘Dritës’ në kategorinë 71 kilogram, Endrit Jerliu arriti të shpallet kampion i evropianit për të rinj.

Jerliu thekson se në këtë turne morën pjesë mbi 247 boksierë, dhe fitorja e tij ishte momenti i ëndrrës së tij.

“Ky ishte momenti i ëndrrës time. Unë nuk do të ndalem asnjëherë dhe kur të arrij suksesin që gjithmonë e kam ëndërruar, dua të iu jap të rinjve të njëjtat mundësi që më dhanë mua. Dua t’i frymëzojë të besojnë se gjithçka është e mundur me përkushtim dhe punë të palodhur”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, Jerliu sot gëzon mbi 20 fitore, dy barazime. E përfaqëson Kosovën në kategorinë 71 kilogramë dhe në moshën 17 vjeçare e ka përfaqësuar shtetin në kampionatin evropian dhe ballkanik.

Powered by WordPress