Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Ëndërr e trisht jeta” – Kjo është letra që iu gjet në xhep ushtarit të vrarë të Mujë Krasniqit

“Ëndërr e trisht jeta” – Kjo është letra që iu gjet në xhep ushtarit të vrarë të Mujë Krasniqit

Ish-ushtarja e UÇK-së, Aida Dërguti, rrëfen një ngjarje rrëqethëse që lidhet me komandantin Mujë Krasniqi.

Në ditën kur iu gjet kufoma komandant Kapuçit, siç rrëfen Dërguti, ishte gjetur edhe ajo e ushtarit të UÇK-SË, Astrit Bytyçit.

Në letërnjoftimin e Astritit, ishte një letër me vargje rrëqethëse që sjell Dërguti në shkrimin e saj.

Postimi i plotë:

15 qershor 1999 (fragment nga ditari)

Kufomat e ushtarëve të komandant Kapuçit i zbuloi Sadiku. Ishin të dekompozuara. Identifikimi do të ishte i pamundur sikur të mos gjendeshin dokumente identifikimi ne xhepat e uniformës. Astrit (Gafur) Bytyçi kishte kokën e shkëputur nga trupi. Brenda letërnjoftimit ishte një copë letre me ca vargje, e ruajtur mrekullisht:

Ëndërr e trisht jeta

këtu midis shtëpishē të djegura

tërë blozë e hi

O, zot

në këmbë veç oxhaqet paskan mbetur

simbolikë e bardhë

si fundshpresa e njeriut n’agoni

Vlonë me 11.11.1998

Ora 12.40

Astrit Bytyçi    /TV Arbëria

24-vjetori i rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij

24-vjetori i rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij

 

Powered by WordPress